Tuesday, 20. January 2026
Sport

Milan shumë afër akordit me Brighton për mbrojtësin Coppola, vjen si huazim

GS 20/01/2026 1 Min. Lesezeit

Igli Tare dhe Milan janë në kërkim të një mbrojtësi, të cilin duan t’ia bëjnë dhuratë trajnerit Allegri në këtë sesion të merkatos. Informacionet e fundit flasin se një përforcim i tillë është shumë afër.

Klubi kuqezi ka bërë hapa të rëndësishëm përpara për të marrë Diego Coppola nga Bighton. Bëhet fjalë për një huazim të pastër. Lojtari i vilindjes 2003 zbarkoi në Premier League verën që kaloi, kur u largua nga Verona.

Mbrojtësi italian e njeh Serie A dhe do të ishte një përforcim i rëndësishëm për trajnerin Allegi, i cili ka kërkuar një alternativë me kualitet për të mos pasur probleme gjatë gjysmës së dytë të sezonit. Më parë janë lakuar emra të ndryshëm mbrojtësish, që nga Tiago Silva e Kim Min Jae, por tashmë Milani ka zgjedhur Coppola.

Teilen: