Champions, Club Brugge fiton me goleadë përballë Kairat Almaty
Ishte një fitore e lehtë për Club Brugge në ndeshjen hapëse të javës së 7-të të Ligës së Kampionëve. Klubi belg mposhti në transfertë me rezultatin 4-1 Kairat Almaty, e cila renditet e fundit.
Goli i parë u shënua nga Stankovic Jr., Vanaken, Vermant dhe Mechele shënuan golat e tjerë për klubin belg, ndërsa Sadybekov shënoi për ekipin vendas.
Me këtë fitore, Club Brugge ngjitet në kuotën e shtatë pikëve në renditje.
Teilen: