Wednesday, 21. January 2026
Sport

Prishtina pëson nga Keila në ENBL

GS 20/01/2026 1 Min. Lesezeit

Sigal Prishtina ka pësuar humbje në ligën ENBL, pasi u mposht në Estoni nga Keila me rezultatin 92:90, të martën mbrëma.

Për Keilan, kjo është fitorja e parë këtë sezon në ENBL pas shtatë humbjeve rresht kurse Prishtina pësoi disfatën e katërt.

Po ashtu, Prishtina ka edhe katër fitore në tetë ndeshje të luajtura në ligën ENBL.

Prishtina në këtë ndeshje kishte udhëtuar me vetëm me tetë lojtarë, ku u veçuan Kahlil Dukes me 30 pikë e Deondre Burns me 23 pikë të shënuara.

Ndeshja pothuajse gjatë tërë kohës ishte e barabartë dhe u vendos në fund.

Prishtina, të enjten luan në kuadër të Kupës së Kosovës.

Teilen: