Wednesday, 21. January 2026
Sport

Ylli zyrtarizon trajnerin Olmos

GS 20/01/2026 1 Min. Lesezeit

Golden Eagle Ylli e ka zyrtarizuar të martën mbrëma trajnerin e ri.

Bëhet fjalë për spanjollin Paco Olmos, i cili edhe sezonin e shkuar ka  punuar në basketbollin kosovar.

Vjet ishte trajner i Sigal Prishtinës, ndërsa u vlerësua për punën e bërë.

Së fundi, Olmos ka drejtuar skuadrën Halcones de Xalapa në Meksikë.

Olmos ka punuar edhe në shumë skuadra e në vende të ndryshme.

Ai do të debutojë në krye të Yllit të mërkurën mbrëma në ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Trepçës.

Kjo është ndeshja e kthimit çerekfinale e Kupës së Kosovës.

Teilen: