Euroliga ka nisur javën e 23-të me një fitore të thellë të Panathinaikos ndaj Baskonias me rezultatin 93-74 në Telekom Center të Athinës. Ndeshja nisi me disa shkëndija të mira për spanjollët, por shpejt skuadra vendase do ta merrte nën kontroll lojën falë një mbrotje, e cila u kthye në të pakalueshme që në periodën e parë.
Perioda e parë përfundoi 26-14 dhe për Baskonian asgjë nuk ndryshon as në të dytën, e cila fitohet sërish nga Panathinaikos 22-17. Në pushim të ndeshjes skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes me 19 pikë diferencë për vendasit.
Duket se gjithçka është vulosur dhe këtë e konfirmon edhe trajneri i Baskonias, Galbiati i cili shprehet se asgjë në pjesën e parë nuk është zhvilluar siç duhej dhe se skuadra e tij nuk ka hyrë ende në lojë. Në periodën e tretë shpërthen Toliopulos për Panathinaikos, i cili shënon 4 trepikësha në pak minuta dhe diferenca i kalon 20 pikët.
Në periodën e katërt nuk ka më histori dhe luhet vetëm për statistikë ku përveç Toliopulus që shijon rikthimin e tij në fushë nga dëmtimi me 5 trepikësha gjithsej, aktivizohen edhe lojtarë të tjerë të rinj si, Samudorov tek Panathinaikos dhe për Baskonian luan talenti 17 vjeçar slloven, Joksimovic.
Perfundon pa shumë histori me fitoren e Panathinaikos që rikthehet tek fitorja pas asaj humbje surprizë në Mynih javën e kaluar dhe tashmë mban stabël vendin e 8-të, ndërsa Baskonia zbret në vend të 16-të.