Wednesday, 21. January 2026
Sport

Sulmi i tifozëve të Realit, shpërthen Vinicius: Edhe unë jam njeri, nuk dua të më fishkëllejnë

GS 21/01/2026 1 Min. Lesezeit

I fishkëllyer nga tifozët e tij në Bernabeu dhe duke përfunduar në lot në tunel pas ndeshjes së La Ligës, Vinicius Zhunior u rikthye mbrëmë me dy asiste dhe një gol kundër Monakos në fitoren 6-1 të Real Madridit në Ligën e Kampioneve. Duke folur për Movistar+, ylli brazilian komentoi:asff“Të luash në klubin më të madh në botë është shumë e komplikuar, kërkesat janë shumë të larta. Edhe unë jam njeri”.

Shpërthimi i tij u motivua nga negativiteti i transmetuar nga tifozët e Los Blancos: ” Nuk dua të më fishkëllejnë në shtëpi, ku ndihem shumë rehat. Në ndeshjet e fundit nuk jam ndjerë rehat sepse çdo herë që bëja diçka gabim më fishkëllenin. E njoh potencialin tim, e di ku mund të arrij. Jam këtu për të vazhduar të rritem dhe gjithmonë të luftoj për këtë klub.”

 

Teilen: