Wednesday, 21. January 2026
Sport

Prishtina fiton miqësoren tjetër në Antalia

GS 21/01/2026 1 Min. Lesezeit

Futbollistët e Prishtinës kanë fituar edhe miqësoren e dytë në Antalia, ku po e zhvillojnë fazën përgatitore.

Pas fitores 3:2 ndaj Banik Ostravas, Prishtina të mërkurën ka triumfuar edhe ndaj Zhenysit nga Kazakistani.

Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1:0, ku golin e vetëm e ka shënuar Blend Baftiu pas asistimit të boshnjakut Harun Kariq.

Kjo është miqësorja e fundit për Prishtinës para duelit të Superkupës kundër Dritës, që e luan të dielën, po ashtu në Antalia.

Teilen: