U përfol për rikthimin te Skënderbeu, Uerdi Mara firmos jashtë Shqipërisë
Uerdi Mara ka vendosur ta vazhdojë karrierën jashtë Shqipërisë. Emri i tij u lakua për një rikthim të mundshëm te Skënderbeu, apo edhe te ndonjë ekip i Superiores, por korçari ka firmosur sërish në Gjeorgji.
Mesfushori 26-vjeçar, sipas burimeve të RTSH, ka pranuar të nënshkruajë edhe për dy vjet me Dinamo Batumi, ku është aktivizuar së fundi. Mara ka provuar të luajë edhe në Turqi, përveç kampionatit gjeorgjian.
Gjatë merkatos së dimrit pati zëra se mesfushori do të firmoste për ekipin korçar, ku është formuar si futbollist, por duket se është ende herët për rikthimin në Shqipëri.
Teilen: