Wednesday, 21. January 2026
Sport

Valon Berisha gjithnjë e më afër ekipit boshnjak

GS 21/01/2026 1 Min. Lesezeit

Gjasat janë të mëdha që mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, ta vazhdojë karrierën në Bosnjë e Hercegovinë.

Në fakt, ai pritet të transferohet te Zhelezniqari, ekip që tashmë ka kontaktuar Berishën dhe i ka bërë ofertë zyrtare.

Mediumet boshnjake kanë raportuar se marrëveshja mes palëve është pranë zyrtarizimit.

32-vjeçari te skuadra boshnjake po shihet si përforcim i madh për mesfushën, duke u bazuar në përvojën që ka.

Berisha së fundmi ishte pjesë e LASK-ut të Austrisë, ekip më të cilin thuhet se ka shkëputur kontratën që i skadon në verë.

Berisha karrierë ka bërë edhe te Salzburgu, Lazio, Fortuna Dusseldorfi, Reimsi e Melbourne Cityn.

Me Kosovën, Berisha ka regjistruar 52 paraqitje kurse me fanellën e LASK-ut, ka realizuar 6 gola e 7 asistime në 59 ndeshje.

Ai iu bashkua ekipit austriak në vitin 2024.

Teilen: