Wednesday, 21. January 2026
Sport

Mourinho dhe dhurata nga tifozët e Romës: A do të kthehem? Nuk i dihet kurrë…

GS 21/01/2026 1 Min. Lesezeit

Në prag të ndeshjes Juve-Benfica, José Mourinho u takua me një grup tifozësh të Romës që ishin në qytet. Mourinho zbriti me tuta dhe bluzë me mëngë të shkurtra pavarësisht temperaturave të ulëta dhe kaloi disa minuta me mbështetësit e verdhekuqve. “Nuk i dihet kurrë”, tha Mourinho kur njëri nga tifozët i kërkoi të kthehej.

Ai më pas shtoi: “U argëtuam në Romë, edhe mua më mungon”. Pas fotove dhe autografeve të zakonshme, Special One dukshëm emocional u kthye në dhomën e tij për t’u përgatitur për ndeshjen kundër Spalletti-t.

Teilen: