Po shkëlqen me Comon, Vojvoda transferohet te gjiganti italian
Mërgim Vojvoda bën transferimin e karrierës.
Mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda po shkëlqen nën drejtimin e Cesc Fabregas te Como dhe falë paraqitjeve të mira ka përfunduar në orbitën e gjigantit italian.
Sipas Calciomercato, Milan synon transferimin e Vojvodës në merkaton e verës. Drejtori i kuqezinjëve, Igli Tare e ka identifikuar mbrojtësin shqiptar si përforcimin e duhur për repartin e mbrojtjes.
Ideja e Tares është që ti ofrojë Allegrit më tepër opsione për krahun e djathtë të mbrojtjes dhe e sheh Vojvodën si zëvendësuesin ideal të Saelemaekers.
Vojvoda ka kontratë me Comon deri në vitin 2028, ndërsa për kartonin e tij Milan do të duhet të shpenzojë rreth 4 milionë euro.
Teilen: