Thursday, 22. January 2026
Sport

Skandal/ Spalleti e godet me shuplak futbollistin e Juventusit

GS 22/01/2026 1 Min. Lesezeit

Një ngjarje e rallë ka ndodhur në ndeshjen e Champions League, mes Juventusit dhe Benfikës.

Trajneri i bardhezinjëve, Luciano Spalleti, ka goditur me shuplak futbollistin belg, Lois Openda, i cili është nën urdhrat e tij, shkruan IndeksOnline.

Videoja e cila shpërfaq ” dhunë” është bërë virale në rrjetet sociale, por duket se Openda e morri me humor.

Në video dëgjohet Spalletti duke i thënë sulmuesit belg “You need to wake up!”, apo në shqip, ”Duhet të zgjohesh”.

Për fat të mirë Juventusi e fitoi ndeshjen ndaj Benfikës me rezultat 2-0, pasi sjellja e teknikut italian mund të ishte edhe më e ashpër.

Teilen: