Barça trembet, por fiton. Bayern, Liverpool e Juve kalojnë me sukses
Në raundin e parafundit të fazës së grupit të Ligës së Kampionëve, Bayern siguroi kualifikimin për në raundin e 16-shes me një fitore 2-0 në shtëpi ndaj Union Saint-Gilloise.
Fitore të rëndësishme në këtë fazë patën edhe Barcelona (4-2 kundër Slavia Prague, vuajti jo pak për të arritur te suksesi), Chelsea (1-0 kundër Paphos) dhe Newcastle (3-0 kundër PSV Eindhoven), ndërsa Liverpooli mposhti Marsejën 3-0 në transfertë.
Juventusi i Luciano Spallettit mposhti Benfikën e José Mourinhos me rezultatin 2-0. Në stadiumin Allianz, pjesa e parë ishte sfiduese për bardhezinjtë, me Di Gregorio që bëri dy pritje vendimtare. Megjithatë, në pjesën e dytë italianët ndryshuan dhe arritën të kalojnë në avantazh me anë të Thuram, ndërsa McKennie firmosi për rezultatin përfundimtarë 2-0.
Atalanta rrezikon t’i zhdukë ëndrrat e saj për t’u kualifikuar direkt në raundin e 16-shes pas disfatës 2-3 përballë Athletic Bilbao.
