Thursday, 22. January 2026
Sport

​Trepça përmbys Yllin dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

GS 22/01/2026 1 Min. Lesezeit

Trepça ka arritur një kthesë spektakolare në Kupën e Kosovës, duke mposhtur Golden Eagle Yllin 88:76 në ndeshjen e dytë dhe duke siguruar vendin në gjysmëfinale, pas humbjes minimale 99:102 në takimin e parë.

Sfida në Therandë ishte e jashtëzakonshme, e luftuar dhe e mbushur me emocione, me shumë kthesa gjatë gjithë lojës.

Në fund, festuan kampionët aktual të Kosovës, të cilët treguan karakter dhe vendosmëri për të kaluar më tej.

Teilen: