Thursday, 22. January 2026
Sport

Trabzonspori synon të blejë kartonin e Muçit për ta shitur në Evropë

GS 22/01/2026 1 Min. Lesezeit

Futbollisti shqiptar, Ernest Muçi është duke kaluar momente fantastike me fanellën e Trabzonsporit.

Klubi turk dëshiron të blejë kartonin e plotë të sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, i cili është në pronësi të Beshiktashit.

Siç raportohet në mediat turke, Trabzoni ka një plan konkret për ta blerë kartonin e plotë që kushton rreth 8.5 milionë euro.

Tashmë në klubin e Trabzonit kanë mbërritur disa oferta për lojtarin shqiptar. Dhe plani është i qartë, të blihet fillimisht për 8.5 milionë dhe të shitet për 12 milionë euro.

24-vjeçari brenda këtij sezoni ka zhvilluar 15 ndeshje në ligë me fanellën e Trabzonsporit, duke shënuar tetë gola dhe duke bërë dy asiste – statistika që menjëherë kanë “rënë” në sytë e shumë skautëve të njohur.

Teilen: