Sunday, 25. January 2026
Formula 1

Mercedes publikon pamjet e para të makinës së re dhe nis menjëherë testet në Silverstone

GS 22/01/2026 2 Min. Lesezeit

Mercedes ka publikuar imazhet e para të W17, makinës me të cilën ekipi gjerman synon të rikthehet në majë. Edhe këtë sezon të Formula 1, makina do të pilotohet nga britaniku George Russell dhe italiani Andrea Kimi Antonelli.

Mercedes pritet të zhvillojë një ditë xhirimi në Silverstone sot përpara ditëve të para të testimit të planifikuara për në Barcelonë javën e ardhshme. Megjithatë, Mercedes nuk do të publikojë asnjë material zyrtar tjetër deri më 2 shkurt, dita e prezantimit të plotë.

Toto Wolff, shefi i kësaj skuadre, tha: “Formula 1 do të pësojë ndryshime të rëndësishme në vitin 2026 dhe ne jemi gati për këtë aventurë. Rregulloret e reja kërkojnë inovacion në çdo fushë të performances”.

Puna jonë në makinën e re dhe zhvillimi afatgjatë i njësisë së energjisë dhe karburanteve të qëndrueshme të përparuara me Petronas pasqyrojnë këtë qasje”, shtoi Wolff.

Publikimi i imazheve të para të është thjesht një hap vendimtar në këtë proces, që përfaqëson përpjekjen kolektive dhe të vazhdueshme të ekipeve tona në Brixworth dhe Brackley. Ne do të vazhdojmë të punojmë shumë në muajt në vijim“, tha shefi i Mercedes.

Teilen: