Thursday, 22. January 2026
Sport

Pedri i mungon Barcelonës për pesë javë

GS 22/01/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Barcelonës ka marrë një goditje të rëndë pasi mesfushori Pedri pritet të qëndrojë jashtë fushe deri në fillim të muajit mars.

Pedri u dëmtua të mërkurën mbrëma në fitoren e Barcelonës 4:2 ndaj Slavia Pragës, duke u detyruar të largohet nga fusha në minutën e 60-të.

Bazuar në shkallën e lëndimit, Pedri pritet t’i mungojë Barcelonës prej 4 deri në 5 javës, që i bie rreth dhjetë ndeshje në të gjitha garat.

Në fakt, Pedri këtë sezon i mungoi Barcelonës në gjashtë ndeshje dhe mungesa e tij në javët e ardhshme do të ndihet shumë në formacionin e trajnerit Hansi Flick.

Deri më tani, Pedri ka regjistruar 25 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, ku ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 8 asistime.

Teilen: