Thursday, 22. January 2026
Sport

Hoffenheimi insiston për Rashicën, Beshiktashi heziton

GS 22/01/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Hoffenheimit po insiston në transferimin e Milot Rashicës këtë muaj por të Beshiktashi po hezitojnë për ta liruar.

Mediumet turke kanë raportuar të enjten se Beshiktashi nuk do ta shqyrëtojë mundësinë e largimit të Rashicës pa e gjetur zëvendësimin për sulmuesin e krahut.

Hoffenheimi tashmë ka kontaktuar Beshiktashin dhe po bën gati për të prezantuar ofertën zyrtare për 29-vjeçarin, i cili më ekipin turk ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Në fakt, Beshiktashi është i hapur për shitjen e Rashicës por është duke hulumtuar tregun për t’u forcuar në pozitën e tij, përpara se të arrijë marrëveshje me Hoffenheimin.

Rashica ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 2 asistime në 15 ndeshje kampionale për Beshiktashin, ndërsa ka luajtur edhe për Galatasarayn, Norëich Cityn, Ëerder Bremenin e Vitessen.

 

Teilen: