Thursday, 22. January 2026
Sport

Lojërat Olimpike Milano Cortina 2026, edhe 2 artistë të njohur në ceremoninë hapëse

GS 22/01/2026 2 Min. Lesezeit

Lang Lang, një nga pianistët më të famshëm dhe me ndikim të Kinës, dhe mezzosopranoja me famë botërore Cecilia Bartoli i janë bashkuar listës së gjatë të yjeve që do të marrin pjesë në Ceremoninë e Hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore më 6 shkurt.

Pjesëmarrja e tyre do të pasurojë një Ceremoni tashmë të mbushur me artistë të kalibrit të Mariah Carey, Andrea Bocelli, Laura Pausini, Pierfrancesco Favino, Sabrina Impaçiatore dhe Matilde De Angelis, dhe që premton të jetë një udhëtim emocional, i udhëhequr nga fija e përbashkët e Harmonisë, e aftë të bashkojë sportin, artin dhe kulturën, në frymën e vlerave olimpike të dialogut.

Në një kontekst global si ai i Ceremonisë së Hapjes Olimpike, krijuar nga Balich Wonder Studio, muzika pohon veten si një gjuhë universale, e aftë të festojë si unitetin ashtu edhe diversitetin dhe ta transformojë ngjarjen në një përvojë vërtet të përbashkët.

Në dialog të vazhdueshëm me imazhet dhe performancën, ajo jo vetëm që do ta shoqërojë performancën, por do të marrë një rol qendror narrativ, duke u bërë një pjesë integrale e historisë që shpaloset para audiencave në të gjithë botën.

Kujtojmë që Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 do të transmetohen ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar prej datës 6 shkurt.

Teilen: