Edi Martini, dy ndeshje pezullim
Edi Martini është pezulluar me dy ndeshje. Është ky vendimi i Komisionit të Disiplinës për trajnerin e Vllaznisë për sjellje josportive në ndeshjen me Dinamon, duke përdorur xheste fyese gjatë zhvillimit të ndeshjes. Elbasani është gjobitur me 100 mijë lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve, ndërsa zyrtarët e klubit, Armand Mehmetaj dhe Orgest Gava janë dënuar respektivisht me katër dhe dy ndeshje pezullim.
Vendimet e plota:
- AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, si dhe duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- Zyrtari i AF Elbasani, Armand Mehmetaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i AF Elbasani, Orgest Gava, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF Vllaznia, Edi Martini, për sjellje josportive duke përdorur xheste fyese gjatë zhvillimit të ndeshjes, në bazë të nenit 13/2/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Albamer, Sunday League, Shyqyri Myrtollari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Zyrtari i Rei & CO, 5X5, Englant Xhaferri, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i Rei & CO, 5X5, Deni Berisha, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i FC United, 5X5, Ruken Hoxha, për sjellje të dhunshme dhe sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i FC United, 5X5, Ledion Seiti, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i FC United, 5X5, Rigel Krasta, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- AF Kamza U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport C U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Dyrrah City U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke mos respektuar rreguloren e aktivitetit për regjistrimin e lojtarëve, zona Rajonale Tiranë, kunder Tirana Young Stars U-17, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Vora, Arjan Bellaj, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku, Enkelajdo Kamberaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
Teilen: