Lëvizje e papritur, Kumbulla pritet të kaloj te Udinese në Itali
Marash Kumbulla vazhdon të jetë i huazuar nga Roma te Mallorca në LaLiga spanjolle. Megjithatë, këta të fundit nuk dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e blerjes, prej 8 milionë eurove.
Por, as Roma s’e dëshiron në ekip, duke e lënë kështu qendërmbrojtësin e Kombëtares shqiptare në “ajër”. Sipas “Sky Italia” për shqiptarin nuk mungojnë ofertat dhe madje mund të kthehet në Serie A që në janar.
Është klubi i Udineses që kërkon një qendërmbrojtës të ri dhe shohin tek Kumbulla të duhurin. Megjithatë, ky huazim tjetër i shqiptarit do të ndodhte vetëm nëse Mallorca e ndërpret bashkëpunimin me futbollistin tani në janar.
Teilen: