City rikthehet te fitorja, mposht Wolvesin 2:0
Manchester City i kthehet fitoreve, pas humbjeve të fundit në Premier League e Ligën e Kampionëve.
City mposhti Wolves me rezultat 2:0, në “Ettihad” duke rikthyer buzëqeshjen në skuadrën e Pep Guardiolës pas humbjeve nga Manchester United dhe Bodo/Glimt.
Golat u realizuan nga Omar Marmoush dhe Antoine Semenyo.
City, me këtë fitore mbetet në pozitën e 2-të me 46 pikë, duke ju afruar liderit Arsenalit për 4 pikë.
Teilen: