Bundesliga, Bayerni i Mynihut pëson humbjen e parë sezonale në kampionat
Bayerni i Mynihut pësoi humbjen e parë sezonale në kampionat, pasi u mposht 2-1 në shtëpi nga Augsburgu në javën e 19-të të Bundesligës.
Ito i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 23-të të pjesës së parë, por Arthur Chaves barazoi rezultatin në minutën e 30-të përpara se Massengo të shënonte golin e fitores në minutën e 36-të.
Në garën për Ligën e Kampionëve, Hoffenheim siguroi fitore të rëndësishme, duke mposhtur Eintracht Frankfurt 3-1 jashtë fushe, dhe Leipzig, i cili siguroi një fitore 3-0 në Heidenheim.
Në ndeshjet e tjera, Leverkusen mundi ngushtë Werder Bremen (1-0), dhe Mainz shkatërroi Wolfsburg 3-1.
Teilen: