Futboll, Superkupa e Kosovës në Antalia
Sot, luhet ndeshja e parë zyrtare për vitin 2026 në futbollin e Kosovës.
Prej orës 12:30 në Antalia të Turqisë, nw stadiumin “Mardan Palace”, do të përballen Drita dhe Prishtina.
Të dyja skuadrat ka më shumë se një javë që janë vendosur në Antalia për fazën përgatitore, ku kanë zhvilluar edhe ndeshje kontrolluese për të qenë gati për trofeun e parë të sezonit 2025/26.
Si Drita ashtu edhe Prishtina synojnë këtë trofe pasi skuadra nga Gjilani është kampione në fuqi e futbollit kosovar derisa ajo nga kryeqyteti fituese në fuqi e Kupës së Kosovës.
Kjo do të jetë përballja e tretë ndërmjet këtyre dy skuadrave këtë sezon, ku Drita ka bilanc më të mirë, pasi në Prishtinë pati luajtur baras 2:2 derisa në Gjilan triumfoi 2:0.
Drita është në kërkim të trofeut të dytë të Superkupës në histori të klubit, ndërsa Prishtina po e synon për herën e 11-të këtë trofe.