Sunday, 25. January 2026
Sport

Atletikë/ Rekordet historike të Bekele dhe Kipketer thyhen në “New Balance Indoor Grand Prix”

GS 25/01/2026 1 Min. Lesezeit

Atletika ka tashmë protagonistin e saj të parë të madh të vitit. Flasim për amerikanin Josh Hoey, i cili dje theu rekordin historik të 800 metrave në garat e sallave të mbyllura. Rekord ky që mbahej nga Dane Wilson Kipketer (i lindur në Kenia) i vendosur në Kampionatin Botëror të Sallave të Mbyllura në Paris në vitin 1997.

Hoey arriti që të vendoste një rekord të ri në garën e 800 metrave pasi ndali kronometrin në kohën 1:42.50 duke i hequr 17 të qindtat rekordit të mëparshëm.

Po dje një tjetër amerikan shkroi historinë duke thyer rekordin e vendosur 19 vite më parë nga Kenenisa Bekele. Hobbs Kessler arriti që të ndalonte kronometrin me kohën 4:48.79 në garën e 2,000 metrave duke përmirësuar rekordin e mëparshëm (4:49.99).

Teilen: