Tuesday, 3. February 2026
Futboll

Juventus e mbyll pjesën e parë në avantazh, Napoli pretendon për penallti të padhënë (video)

GS 25/01/2026 1 Min. Lesezeit

Në “Allianz Stadium”, pjesa e parë e supersfidës së javës së 22-të në Serie A, mes Juventusit dhe Napolit, është mbyllur 1-0 për bardhezinjtë.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 22-të, ku pas një aksioni të gjatë dhe asistit me finte të Manuel Locatelli, ishte Jonathan David, ai që dërgoi topin në rrjetë.

Festë e madhe te bardhezinjtë, të cilët “ngrijnë” për momentin, pasi ndërhyn VAR, duke qenë se dyshohet për pozicion jashtëloje. Konfirmohet gjithçka në rregull, goli dhe festa e Juventusit janë legjitime.

Në minutën e 40-të, Napoli pretendon për penallti, pas një ndërhyrjeje ndaj Rasmus Hojlund brenda në zonë, por arbitri kryesor i takimit mendon se ishte gjithçka “ok”. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për bardhezinjtë.

SHIKOGOLIN

Teilen: