Monday, 26. January 2026
Sport

Milani merr pikë në Romë

GS 25/01/2026 1 Min. Lesezeit

Derbi tjetër i së dielës në Serie A, ai ndërmjet Romës dhe Milanit, ka përfunduar pa fitues.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Olimpico” në kuadër të javës së 22-të, u mbyll me rezultatin 1:1.

Të dy golat, skuadrat i shënuan në pjesën e dytë, me Milanin që kaloi në epërsi dhe Romën që barazoi shifrat në fund të takimit.

Mbrojtësi Koni De Winter e kaloi Milanin në epërsi në minutën e 62-të, përpara se Lorenzo Pellegrini të realizojë nga penalltia në minutën e 74-të për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Me këtë barazim, Milani mbetet i dyti në tabelë me 47 pikë të mbledhura, katër më shumë se Roma që zë vendin e tretë dhe ka pikët e barabarta me Napolin.

Teilen: