Monday, 26. January 2026
Sport

Denoncim në polici për merkaton, Lazio zbulon sms-të që sabotuan blerjet e Loftus-Cheek e Samardzic

GS 26/01/2026 2 Min. Lesezeit

Sesioni merkatos së dimrit te Lazio, i shoqëruar me disa shitje dhe polemikat mes trajnerit Sarri e presidentit Lotito, është pasuruar me një episod të ri, që përfshin edhe karabinierët e Trastevere. Aty Angelo Fabiani, drejtori sportiv i Lazio, është drejtuar për të denoncuar ndërhyrjet në bisedimet për Loftus-Cheek dhe Samardzic, të cilët nuk u blenë nga Milan dhe Atalanta.

Sipas “La Repubblica”, denoncimi ka të bëjë me shtrembërim dhe manipulim të tregut nga Ylan Singer, një agjent ndërkombëtar që ka ndërhyrë pa asnjë autorizim nga klubi italian në bisedimet e Lazio. Ai ka “sabotuar” tratativat, duke i prishur punë klubit lacial dhe përfaqësuesve të tij.

Në denoncim janë përfshirë edhe disa mesazhe që Singer i ka dërguar prokuratorit të Taylor. “Guido (Albers), po i pengojmë të firmosin me Loftus dhe Samardzic. Këtu jam me njerëz shumë të fuqishëm dhe nuk mund t’u them që nuk përgjigjesh në telefon”, 0 shkruhet në një prej mesazheve. Dyshimet te Lazio janë se dikush nuk donte që ky klub të afronte lojtarë të rinj.

Tani Prokuroria e Romës duhet të vërtetojë, nëse pas atyre mesazheve ka vetëm një konflikt agjentësh, apo diçka më shumë. Në Formello po flitet shumë për sabotazh.

Teilen: