Tuesday, 3. February 2026
Futboll

Valdano: Diçka ndodhi me Xabi Alonson, ja çfarë ka ndryshuar Arbeloa te Real Madridi

GS 26/01/2026 1 Min. Lesezeit

Jorge Valdano analizoi në “Movistar Plus+ Deportes” ndryshimin e fytyrës së Real Madridit të drejtuar nga Arbeloa krahasuar me atë të Xabi Alonso. Ai theksoi paraqitjen fizike ndaj Villarrealit (0-2), duke sqaruar se “nuk mund të besohet se gjendja fizike arrihet brenda një jave, nuk ka bazë shkencore”.

Sipas Valdanos, çelësi është puna e Arbeloa me aspektin mendor: “Ai po punon shumë mirë te besimi i lojtarëve. Motivimi ishte i jashtëzakonshëm, nga minuta 1 deri në 90, gjë që me Xabi Alonso nuk ndodhte”. Për periudhën me Xabi: “Në 20-25 minutat e para ekipi zbatonte udhëzimet, pastaj binte, shpërqendrohej dhe mbyllte ndeshje të dobëta”.

Ai vlerësoi fitoren ndaj Villarrealit: “Sukses falë golave të sulmuesit më të mirë në botë (Mbappé), pa pasur nevojë për portierin më të mirë (Courtois)”. Në fund shtoi: “Nuk e di çfarë ndodhi me Xabi Alonson, por diçka ndodhi. Arbeloa po e lexon mirë dhe po e korrigjon”.

Teilen: