Monday, 26. January 2026
Sport

Formacioni më i mirë i javës së 21-të/ Dominojnë Elbasani dhe Vllaznia, Gvozdenoviç në stol

GS 26/01/2026 2 Min. Lesezeit

Pas përfundimit të javës së 21 të kampionatit “Abissnet Superiore”, që transmetohet në RTSH, trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë, sipas skemës 4-3-1-2, duke vlerësuar paraqitjet më të spikatura individuale.

Në portë është zgjedhur Martin Janaçek i AF Elbasanit. Verdheblutë regjistruan një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Dinamo City me rezultatin 2-0, ku kontributi i portierit ishte vendimtar, duke ruajtur portën të paprekur.

Reparti i mbrojtjes përbëhet nga Emiljano Musta i AF Elbasanit, Erdenis Gurishta i Vllaznisë, Artan Jazxhi i Teutës dhe Lirim Kastrati i Vllaznisë.

Në mesfushë janë përzgjedhur Arli Pergjoni i Bylisit, Serxho Vogli i Tiranës dhe Patrik Mysloviç i Tiranës. Irgi Kasalla i Vorës mbështet repartin ofensiv, ku në sulm janë Sherif Kallaku i Vllaznisë dhe Ibrahima Diallo i AF Elbasanit.

Trajneri i AF Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, është përzgjedhur trajneri më i mirë i javës. Nën drejtimin e tij, Elbasani po zhvillon një sezon pozitiv dhe aktualisht renditet në vendin e tretë në kampionat, vetëm një pikë larg Vllaznisë dhe Egnatias, duke konfirmuar konkurrencën e fortë në krye të renditjes.

Teilen: