Llapi forcohet me një mbrojtës perspektiv
Skuadra e Llapit ka vazhduar me përforcime të huaja gjatë këtij muaji, dhe tashmë ka prezantuar një futbollist të ri.
Pas mesfushorit nga Brazili, Francisco Neto, skuadra nga Podujeva ka prezantuar mbrojtësin e ri nga Bosnjë e Hercegovina.
Për fjalë për 20-vjeçarin Haris Ibrishagiq që llogarit si lojtar perspektiv dhe me Llapin ka firmosur kontratë për tri vjet e gjysmë.
Klubi llapjan njoftoi se Ibrishaqit, tashmë është bashkuar me skuadrën në fazën përgatitore në Turqi dhe pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm në repartin e mbrojtjes.
I rritur te skuadrat boshnjake, Zhelezniqari dhe Sarajeva, futbollisti i ri i Llapit ka bërë karrierë edhe në Gjermani dhe së fundi në Kirgistan.
Llapi javën e shkuar është zhvendosur në Turqi për fazën përgatitore, në të cilën tashmë ka luajtur edhe dy prej katër miqësoreve të aranzhuara.
Ka barazuar 2:2 me ekipin nga Bullgaria, Montana dhe ka pësuar humbje 2:1 nga Oleksandriya e Ukrainës.