Berisha pritet ti bashkohet Sturmit
Sulmuesi Mërgim Berisha pritet të rikthehet në Austri por te Sturm Grazi, ekip me të cilin është në negociata intensive.
Mediumet austriake kanë raportuar se Sturmi po e sheh Berishën si përforcim të duhur për sulmin dhe po negocion me Hoffenheimin për huazimin e tij deri në fund të sezonit.
Berisha këtë sezon nuk e ka asnjë paraqitje për Hoffenheimin pasi prejse u rikthye nga huazimi ishte jashtë fushës, pjesërisht për shkak të lëndimeve.
27-vjeçari paraqitjen e fundit në një ndeshje zyrtare e ka në muajin maj të vitit të shkuar kur luajti me fanellën e Augsburgut, ekip ku ishte i huazuar nga Hoffenheimi.
Berisha ka kontratë me Hoffenheimin deri vitin e ardhshëm kurse huazimi në Austri do të ishte rikthim në një ligë ku ai mori hapat e tij të parë si profesionist.
Në total, Berisha ka 88 paraqitje në elitën e futbollit austriak për skuadrat si Salzburgu, Altach e LASK.