Tuesday, 27. January 2026
Sport

Xhaka mungon edhe ndaj Burnleyt

GS 27/01/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Sunderlandit pritet të jetë pa kapitenin Granit Xhaka edhe në ndeshjen e radhës, kanë bërë të ditur zyrtarë të ekipit nga Premier League.

Xhaka i mungoi Sunderlandit në ndeshjen e shkuar ndaj Ëest Hamit, të cilën e humbi 3:1 dhe nuk do të luajë as kundër Burnleyt, duel që luhet të hënën mbrëma.

Mesfushori shqiptar është duke u rikuperuar nga lëndimi dhe do të jetë mungesë e madhe për Sunderlandin.

33-vjeçari është shndërruar në lider të Sunderlandit, ekip që këtë sezon u rikthye në elitën e futbollit anglez dhe të cilit iu bashkua verën e fundit.

Në 22 ndeshje kampionale të luajtura deri më tani, Xhaka ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 5 asistime, ndërsa Sunderlandi ka tubuar 33 pikë dhe zë vendin e 11-të në tabelë pas 23 ndeshjeve të luajtura në Premier League.

Xhaka u transferua te Sunderlandi nga Bayer Leverkuseni dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

Teilen: