Tuesday, 3. February 2026
Futboll

Tyson Fury planifikon rikthimin dhe synon duelin me Fabio Wardley

GS 27/01/2026 2 Min. Lesezeit

Boksieri britanik Tyson Fury po shqyrton mundësinë e një rikthimi të bujshëm në ring, ndërsa një përballje e mundshme me kampionin e botës në peshën e rëndë bashkëkombasin e tij Fabio Wardley, po përmendet si një opsion serioz për të ardhmen.

Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë, po përgatitet për rikthimin e tij në aksion më shumë se një vit pas humbjes në revanshin ndaj Oleksandr Usyk në dhjetor të vitit 2024. Objektivi i tij është të rikthehet në ring që në prill të këtij viti.

Gjithçka tregon se ndeshja e parë pas rikthimit do të jetë ndaj një kundërshtari më pak të rrezikshëm, përpara se Fury të synojë sfida më të mëdha. Fillimisht ishte parashikuar një përballje e dytë me Anthony Joshua, por e ardhmja e këtij dueli mbetet e paqartë pas aksidentit tragjik automobilistik, ku Joshua humbi dy nga miqtë e tij më të afërt.

Në këtë kontekst, emri i Fabio Wardley ka dalë në skenë si një alternativë reale. Wardley fitoi fillimisht titullin e përkohshëm të WBO-së pas një fitoreje të rëndësishme ndaj Joseph Parker në tetor, ndërsa më pas u shpall kampion i plotë, pasi Usyk hoqi dorë nga ky titull.

Ende nuk është konfirmuar kundërshtari për mbrojtjen e parë të titullit të Wardley, por 31-vjeçari pritet gjithashtu të zbresë në ring gjatë muajit prill. Ndërkohë, Fury ka treguar vazhdimisht respekt për situatën e vështirë të Anthony Joshua, duke lënë të hapur çdo skenar për të ardhmen e tij sportive.

Teilen: