Fadairo, largimi i radhës nga Teuta
Një tjetër lojtar largohet nga Teuta. Sulmuesi anësor David Fadairo, që u bashkua me durrsakët verën e vitit të kaluar, ka mbyllur bashkëpunimin me Teutën.
“KF Teuta njofton mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin David Fadairo.
Klubi dëshiron ta falenderojë Davidin për kontributin e dhënë, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë periudhës që mbrojti ngjyrat e skuadrës sonë. I urojmë shumë suksese dhe fat në hapat e mëtejshëm të karrierës së tij sportive”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.
Teilen: