🔥 Goditje për Scudetto, Jadon Sancho huazohet te gjiganti italian
Jadon Sancho drejt huazimit në Serie A.
Sulmuesi i Manchester United, Jadon Sancho i huazuar aktualisht te Aston Villa, mund të transferohet në Itali, sipas raportimeve të fundit.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Roma dhe Napoli synojnë huazimin e anglezit para përfundimit të këtij afati dimëror.
Drejtuesit e Aston Villës nuk janë të kënaqur me Sanchon dhe nuk do ta pengojnë largimin e tij dhe dy gjigantët italian do të duhet të arrijnë marrëveshje me Manchester United.
Teilen: