Tuesday, 27. January 2026
Sport

Një mesfushor nga Senegali për Elbasanin

GS 27/01/2026 1 Min. Lesezeit

Elbasani prezanton afrimin më të ri në skuadër gjatë merkatos të janarit. Klubi verdheblu njofton se ka siguruar shërbimet e mesfushorit Insa Boye.

23-vjeçari vjen nga kampionati sengalez, madje koleksionon edhe 2 paraqitje me kombëtaren e vendit të tij.

“Mirë se erdhe Insa BOYE! Mesfushori vjen nga ekipi i Diambars FC ku dhe mbante shiritin e kapitenit. Boye, 23 vjeç është grumbulluar dhe numëron paraqitje me përfaqësuesen senegaleze”, shkruhet në njoftimin e klubit verdheblu.

Teilen: