Wednesday, 28. January 2026
Sport

Romantiku i fundit, Lorenzo Insigne kthehet te Pescara pas 14 vitesh

GS 28/01/2026 1 Min. Lesezeit

Lorenzo Insigne ka vendosur të kthehet te Pescara. Një lajm romantik i tregut të futbollit, që ndez zemrat e tifozëve të kësaj skuadre.

Pas disa muajsh si lojtar i lirë që nga fundi i avneturës me Toronto, ish-kapiteni i Napolit është gati që të kthehet në shtëpi. Insigne do të firmosë një kontratë prej 6 muajsh, me opsionin e rinovimit në rast se skuadra qëndron në Serie B.

Insigne u largua nga Pescara pas sezonit 2011-2012, kur bashkë me Verratti dhe Immobile e udhëhoqën këtë skuadër drejt ngjitjes historike në Serie A. Tani, pas 14 vitesh, sulmuesi do të veshë sërish fanellën e Pescara-s. Më parë emri i tij ishte lakuar në merkato për një kalim të mundshëm te Lazio.

Teilen: