Skënderbeu kryesues në Kategorinë e Parë nuk i lë asgjë rastësisë. Klubi korçar këkron siguri për objektivin e ngjitjes në elitën e futbollit shqiptar dhe së fundi ka bërë dy afrime të rëndësishme.
Mario Beshiraj dhe Ilir Dabjani pritet t’i bashkohen skuadrës së trajnerit Ernest Gjoka para mbylljes së merkatos së dimrit. Sulmuesi kryeqytetas u largua nga Teuta pak ditë më parë dhe shihet si një përforcim i rëmdësishëm për korçarët.

Portieri Dabjani, i cili ka luajtur me Besën, Egnatian dhe Laçin në Superiore, së fundi ka qenë pjesë e Vushtrisë në Kosovë. Marko Alia pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit me Besën dhe klubi ka lëvizur menjëherë për të marrë masat.
Skënderbeu kryeson renditjen e Kategorisë së Parë, me 44 pikë të grumbulluara pas 19 ndeshjesh. Laçi e ndjek me 5 pikë diferencë.