Wednesday, 28. January 2026
Futboll

Sommer drejt largimit, Interi mendon rikthimin befasues të Onana

GS 28/01/2026 1 Min. Lesezeit

Interi po vlerëson rikthimin e André Onana nga Manchester United në verë, sipas “Daily Mail”. Agjentët e portierit kamerunas kanë nisur bisedimet me klubin zikaltër, këtë javë ata ndodhen në Milano për të diskutuar disa operacione, duke përfshirë mundësinë e një “akti të dytë” të Onana në “San Siro”.

Portieri 29-vjeçar është aktualisht i huazuar te Trabzonspor, pas humbjes së vendit titullar te Manchester United për shkak të Lammens, edhe pse shpreson të rikthehet në Angli. Yann Sommer do të largohet nga Interi në fund të sezonit si lojtar i lirë, ndërsa Onana la kujtime të bukura aty në sezonin 2022-2023, duke arritur finalen e Champions-it kundër Manchester City dhe fituar Kupën e Italisë e Superkupën. P

ërformanca e tij tërhoqi Manchester United, që investoi mbi 50 milionë euro, por vështirësitë në “Old Trafford” çuan te huazimi në Turqi, ku humbi vetëm 3 nga 16 ndeshjet. Interi po shqyrton rikthimin e tij, por pengesa kryesore mbetet paga e rritur dhe kontrata me “Djajtë e Kuq” deri në verën 2028.

Teilen: