Wednesday, 28. January 2026
Futboll

PSG, kujdes nga milionat saudite! Ofertë marramendëse për Dembélé, pas Botërorit

GS 28/01/2026 1 Min. Lesezeit

“Saudi Pro League” po planifikon një goditje spektakolare për verën 2026. Bëhet fjalë për Ousmane Dembélé, fitues i “Topit të Artë”. Sipas “Sky Sports UK”, figura të larta të kampionatit saudit kanë nisur “sondazhet” për ta marrë 28-vjeçarin nga PSG, pas Botërorit.

Po përgatitet një ofertë shumë e madhe për ta joshur Dembélé, por sipas përfaqësuesve të tij, francezi nuk do të shpërqendrohet nga paratë dhe është i fokusuar në sezonin me Luis Enrique. Objektivi i tij është të fitojë Champions League dhe Ligue 1 sërish, më pas të shkëlqejë në Botëror me Francën.

Me dy vite e gjysmë kontratë të mbetur, PSG është gati për rinovimin e marrëveshjes, por presidenti Nasser Al-Khelaifi ka theksuar këtë javë se çdo lojtar duhet të respektojë strukturën e pagave të klubit: “Politika e klubit parashikon një kufi pagash. Ekipi dhe klubi janë më të rëndësishëm se kushdo tjetër”. Sezonin e kaluar, Dembélé shënoi 35 gola dhe dha 14 asistime në 53 ndeshje, duke fituar 6 trofe nga 7 të mundshëm.

Teilen: