Wednesday, 28. January 2026
Sport

Sinner kualifikohet në gjysmëfinale të Australian Open, do të përballet me Gjokoviqin

GS 28/01/2026 1 Min. Lesezeit

Jannik Sinner ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit të tenist, Australian Open. Tenisti italian, në ndeshjen e sotme çerekfinale e mposhti amerikanin, Ben Shelton, me rezultat 3:0 në sete, (6-3; 6-4; 6-4).
Sinner në gjysmëfinale do të përballet me Novak Gjokoviq, i cili kaloi tutje pasi Lorenzo Musetti e dorëzoi ndeshjen për shkak të lëndimit, edhe pse ishte duke udhëhequr 2:0 me sete.
Gjysmëfinalja tjetër e këtij edicioni të Australian Open në kategorinë e meshkujve do të luhet mes Carlos Alcaraz dhe Alexander Zverev.

Teilen: