Gimenez: Dua të jem 100% për Botërorin, shpresoj të rikthehem të luaj pas disa javësh
Santiago Gimenez ka përfunduar fazën pas operacionit në kyçin e këmbës dhe po shikon përpara. Sulmuesi i Milanit, në një intervistë për ESPN, pranoi se ka luajtur për javë të tëra me dhimbje, që u përkeqësuan gradualisht: “Ishte e vështirë, por tani dua të mendoj vetëm për të tashmen dhe të ardhmen. Rikuperimi po shkon mirë dhe shpresoj të kthehem pas disa javësh”.
Problemi kishte nisur që nga vera dhe “Gold Cup”, por Gimenez vazhdoi të luante, diçka që tani e konsideron gabim. Vendimi për t’u operuar lidhej edhe me një sezon të rëndësishëm te Milani dhe objektivin Botëror: “Ishte zgjedhja më e mirë për t’i kaluar problemet me lëndimet”.
Gimenez foli edhe për marrëdhënien me Pulisic, mes rivalitetit SHBA–Meksikë dhe miqësisë në dhomat e zhveshjes. Objektivi për 2026 është i qartë: “Të jem plotësisht mirë fizikisht. Nëse jam 100%, gjithçka tjetër vjen vetë. Për Botërorin do të jem gati”.