Wednesday, 28. January 2026
Futboll

🔥 Ylli i Real Madridit që nuk ka debutuar ende me ekipin e parë, por kushton 100 milionë euro deri tani…

GS 28/01/2026 2 Min. Lesezeit

Real Madrid dhe Franca mund të themi që kanë një “lidhje dashurie” mes tyre, që ka nisur që nga koha e Zinedine Zidane, për të vazhduar me Raphaël Varane, Karim Benzema, e së fundmi Kylian Mbappe, pa harruar të tjerët si Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchouaméni.

Përveç këtyre emrave që përmendëm, në Madrid po rritet një “filiz” i ri që do ta çojë në një shkallë më tutje “dashurinë e ndërsjelltë” mes lojtarëve francezë dhe klubit të Real Madridit.

Quhet Leo Lemaitre, është vetëm 16 vjeç, luan si qendërmbrojtës dhe ka një klauzolë lirimi 100 milionë euro. I lindur në Zaragoza, nga një baba francez dhe një nënë spanjolle. Që kur mbërriti në akademinë e Real Madridit, në moshën 12-vjeçare, është vendosur shpejt si një titullar i padiskutueshëm në çdo grupmoshë, dhe madje ka bërë debutimin e tij me ekipin U19 në Champions League për të rinjtë.

Shumë shpejt pritet debutimi i tij me ekipin e parë të Real Madridit. Por në Spanjë janë të gjithë të një mendjeje, Leo Lemaitre do të jetë ylli i ri i futbollit botëror, i cili për fatin e tyre të keq ka zgjedhur të përfaqësojë Francën, deri tani…

Teilen: