CHAMPIONS LEAGUE LIVE: Barcelona me përmbysje të madhe në pak minuta, dy gola të tjerë të shpejtë në Lisbon (video)
Barcelona e ka nisur mjaft mirë pjesën e dytë në “Camp Nou”, duke përmbysur disavantazhin e pjesës së parë ndaj Copenhagen. Në minutën e 48-të, një pasim i gjatë fantastik i Dani Olmo për Lamine yamal, ky i fundit asiston për Robert Lewandowski-n, polaku barazon shifrat.
Në minutën e 60-të, aksion spektakolar i Barcelonës, Lamine Yamal dërgon topin në rrjetë, falë edhe devijimit nga kundërshtari. Në minutën e 69-të, Raphinha shënon golin e tretë dhe të sigurisë, nga pika e bardhë e penalltisë.
Dy gola të shpejtë janë shënuar edhe në Lisbon, Schjelderup shënoi golin e tretë për vendasit në minutën e 54-të, Kylian Mbappe ngushton shifrat me golin e tij në minutën e 58-të, pas asistit të Arda Guler. Benfica kryeson 3-2.
Teilen: