Thursday, 29. January 2026
Sport

Kina skualifikon përjetësisht ish-trajnerin e kombëtares dhe ish-kreun e federatës

GS 29/01/2026 1 Min. Lesezeit

Kina ka skualifikuar përjetësisht 73 persona, mes të cilëve ish-trajnerë, futbollistë dhe drejturs të lartë të futbollit. Po ashtu, u janë hequr pikë 9 klubeve të nivelit të lartë në kuadrin e një hetimi antikorrupsion.

Ish-trajneri i kombëtares së Kinës dhe ish-lojtar i Evertonit, Li Tie, si dhe Chen Xuyuan, ish-president i Federatës Kineze të Futbollit, janë mes personave të skualifikuar përjetë.

Në 2024-ën, Li, që drejtoi Kinën nga 2019-a në 2021-shin, dhe Chen janë dënuar, pasi pranuan të merrnin miliona dollarë ryshfet. Li u dënua me 20 vjet burg.

Teilen: