Laçi prezanton blerjen e re
Një ditë më parë Arlind Kurti rinovoi kontratën e tij me Laçin, ndërsa sot klubi kurbinas prezanton përforcimin më të ri në skuadër. Mbrojtësi Fatlind Azizi është zyrtarisht një lojtar i Laçit.
“KF Laçi ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin e djathtë 25-vjeçar, Fatlind Azizi.
Azizi ka qenë pjesë e Prishtinës së Re së fundmi, teksa më parë ka mbajtur veshur edhe fanellën e KF Shkëndija, KF Vitia, KF Dardana, SC Gjilani, Bursaspor U29 dhe Bursaapor U21. Familja bardhezi i uron suksese në këtë aventurë të re”, shkruhet në njoftimin e klubit kurbinas.
Teilen: