Thursday, 29. January 2026
Sport

Mbappe vendos rekord në Ligën e Kampionëve

GS 29/01/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Kylian Mbappe shkroi kapitull të ri historie të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve, ku Real Madridi u mposht 4:2 nga skuadra e Benficas.
Mbappe shënoi dy gola në këtë humbje, duke çuar numrin në 13 gola të realizuar në vetëm 6 ndeshje të Championsit këtë sezon.
Në fakt, me dy golat ndaj Benficas, Mbappe theu rekordin e Cristiano Ronaldos, i cili kishte 11 gola të shënuar në fund të fazës së parë të kësaj gare.
Mbappe këtë sezon ka treguar një formë të jashtëzakonshme, jo vetëm në Ligën e Kampionëve por edhe në La Liga të Spanjës, kampionat në të cilin prinë sa i përket golave të shënuar.
Me 21 gola në 20 ndeshje deri më tani, Mbappe i prinë listës së golashënuesve në kampionatin spanjoll, ku në vendin e dytë gjendet sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi me 14 gola për skuadrën e Mallorcas.

Teilen: