Kristjan Asllani nuk niset drejt Stambollit, prishet avioni
Kristjan Asllani nuk është nisur drejt Stambollit për të bërë prezantimin me skuadrën e tij të re, Beshiktashin. Sipas lajmeve që vijnë nga Turqia, nga deklarat e klubit turk, udhëtimi i mesfushorit kuqezi nuk është realizuar për shkak një defekti në avion.
Në deklaratën e klubit të Beshiktashit thuhet: “Fluturimi TK1876 nga Malpensa për në Aeroportin e Stambollit, me Kristjan Asllani, është anuluar për shkak të një defekti teknik. Informacione të mëtejshme në lidhje me orarin e mbërritjes do të ndahen sapo të finalizohet”.
Mesfushori dhe klubi zikaltër kanë arritur një akord me klubin turke, huazim me të drejtë blerja.
Teilen: