Roma siguron “Top 8” në Athinë
Roma vuan jo pak për të siguruar një vend në 8-she në raundin e fundit të ndeshjeve në grup në Europa League, një ekskluzivitet i Radio Televizionit Shqiptar.
Formacioni italian, i drejtuar nga Gian Piero Gasperini ka barazuar me rezultatin 1-1 në Athinë përballë Panathinaikosit, me skuadrën greke që ka një vend në fazën play off të këtij kompeticioni.
Në “Spyros Louis”, skuadra italiane e nisi mirë ndeshjen, me Kostas Tsimikas dhe Lorenzo Pellegrini që kishin mundësi shënimi, por përjashtimi i Gianluca Mancinit me VAR për shkak të një ndërhyrja të gabuar ndaj Pantovic bëri që situata të ndryshonte.
Panathinaikosi hyri ngadalë në ndeshje dhe iu afrua shumë golit me gjuajtjen e Giorgos Katris që u refuzua nga traversa. Megjithatë, pjesa e parë u mbyll pa gola.
Pjesa e dytë nisi me një qarkullim të dukshëm të topit nga ana e skuadrës greke dhe një loje me kundërsulm nga italianët.
Ndërsa Çelik(55’) tenton të surprizojë Lafont me një gjuajtje të befasishme, grekët reagojnë dhe arrijnë të zhbllokojnë sfidën me anë të Vicente Taborda(58’).
Rensch(65’) kishte mundësinë për të vendosur barazpeshën, por finalizimi i tij la shumë për të dëshiruar. Gjithsesi, grinta e skuadrës italiane është shpërblyer pas 80 minutash lojë me qendërmbrojtësin Ziółkoëski, që ka mposhtur mbrojtjen dhe portierin e skuadrës greke me një gjuajtje me kokë.
Në minutat e mbetura skuadrat pajtohen me barazimin 1-1, me Romën që renditet në vend të 8-të, mes tetë më të mirave, ndërsa Panathinaikosi me vendin e 20-të siguron një vend në fazën play off.